Aksidentohet me motor presidenti çek

Aksidentohet me motor presidenti çek

Presidenti çek, Petr Pavel është përfshirë në një incident me motoçikletë dhe për pasojë është dërguar në spital.

Zyra e tij e shtypit njoftoi për mediat se nuk ka lëndime serioze duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Policia që ka nisur hetimet tha se incidenti ndodhi në një qark të mbyllur garash dhe jo në rrugë. Ai besohet se ka qenë duke garuar me një BMW R1200 GS.

 

Drupal Ad

 

 

 

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në incidente të tilla gjatë hobit të tij. Vitin e kaluar, atij iu desh të kërkonte falje publike pasi u pa duke ngarë një biçikletë pa helmetë. 

Pavel, një gjeneral i rangut të lartë të NATO-s, u zgjodh president i Çekisë në mars 2023. Disa javë pas inaugurimit të tij, ai hipi me një motoçikletë për në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë fqinje.

Aksidenti i së enjtes është lëndimi i fundit që lideri çek ka pësuar. Në prill, ai pësoi një lëndim teksa qëllonte me armë në një poligon qitjeje. Ish-gjenerali pësoi një plagë të lehtë pranë vetullave, tha zyra e tij në atë kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy