Berisha: Kur qeverisja unë, në një vit të tërë u kapën në Itali vetëm 65 kg kanabis

Berisha: Kur qeverisja unë, në një vit të tërë u kapën në Itali vetëm 65 kg kanabis

Ish-kryeministri Berisha është bërë sot pjesë e protestës që vijon prej 12 ditësh para Kryeministrisë.  Falimin e gjatë që mban në Kuvend, edhe këtë të enjte, Berisha e mbajti në çadrën e demokratëve.

Ai tha se zgjedhjet janë të rrezikuara nga paratë e drogës, e cila sipas tij është qindrafish më e madhe në sasi se në kohën kur ai qeveriste vetë.

Pjesë nga fjala e Berishës

Me mijëra nga ju kur më dëgjoni, thoni me vete “lëre këtë që thua”, se ne nuk kemi kafshatën. Unë jam me ju, kafshata është më e rëndësishme se vota. Kafshata është jeta. Por a ka një rrugë tjetër që këta njerëz të mos numërojnë kafshatën, a ka rrugë tjetër për të votuar të lirë? Nuk ka! E vërteta është që lotët e mjerimit për kafshatën ua kanë shuar kuptimin e votës. Të luftojmë që edhe ata të kuptojnë se problemin e kafshatës mund ta zgjidhin vetëm duke luftuar të lirë.

Këtu ishte ish-kandidatja e Kolumbisë për president, të cilën karteli i drogës e grabiti tek bënte garën për president. Qeveria franceze ndërhyri dhe e liroi. Ajo tha këtu se Shqipëria nuk më duket si Kolumbia. Qeveria atje kishte angazhuar ushtrinë për të luftuar kartelet.

Këtu karteli i drogës është në qeveri. Këtu kanabisin e mbjell kryeministri, ministri i rendit dhe partia siçiliste. Në vitin 2010, nga Shqipëria kanë shkuar në Itali 65 kg kanabis në një vit. Viti 2009 ishte vit zgjedhjesh.

Sa kanë shkuar në vitin 2016 deri tani? 150 tonë! Italianët kapin 10-15 %, pjesën tjetër nuk e kapin dot. Po pse u mbush vendi me drogë? Vetëm për një qëllim: që të helmohet vota, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve. Ky kriminel që qëdron në zyrën e kryeministrit, bërtet si i çmendur se po bëj shtet. Çfarë shteti bën ti që ke vendosur bandat në çdo km të këtij vendi. Ti po ndërton shtetin e krimit dhe drogës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy