NBA, humbasin Feniks dhe Miluoki (Video)

NBA, humbasin Feniks dhe Miluoki (Video)

Majemi bëri surprizën në ndeshjet e mëngjesit të sotëm në elitën e basketbollit amerikan NBA pasi mundi 123-100 skuadrën me rekordin më të mirë deri tani.Feniks u mund në shtëpi dhe rrezikon të kapet sërish nga Golden Stejt në krye të Konferencës së Perëndimit.Ndeshja u vendos në pjesën e parë të lojës,me miqtë që udhëhiqnin në 21 pikë diferencë dhe më pas administruan lojën duke patur mundësi edhe të thellonin rezultatin.Pas fitores së dytë radhazi ,Majemi ngjitet në vend të tretë në lindje dhe parakalon Miluoikin,që u mund 114-106 në transfertë nga Sharlot.Ndonëse me Janis Adetokumbon që u shpall sërish lojtari më i mirë i ndeshjes,kampionët në fuqi nuk arritën të bëjnë më shumë në këtë përballje dhe paguajnë mungesën e rotacionit të lojtarëve.PËr vendasit kjo ishte fitorja e dytë radhazi dhe konsolidojnë pozitat në vend të 8.

Boston hakmerret në mënyrën më të mirë ndaj Nju Jork për atë humbje të pësuar 48 orë më parë dhe triumfon me rezultatin 99-75 në një ndeshje që e dominoi prej fillimit.Pas këtij suksesi,Boston kap në vend të 10 pikërisht nju jork.

Klipers zhgënjyen sërish dhe pësuan humbjen e tretë radhazi pasi u mundën në shtëpi 123-108 nga Memfis.Ndonëse me mungesën e Xha Morant,miqtë ia dolën të marrin maksimumin dhe të ngjiten tashmë në renditje duke I bërë presion Jutah të vendit të tretë që u mund 123-115 nga Indiana

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy