Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, ku një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.



