
Gazetari Mentor Kikia në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar për procesin e zgjedhjes së presidentit për të cilin u shpreh se ajo që ne pamë ishin 3 raunde të paracaktuara për tu djegur. Ai tha u bë sikur pati negociata kur në të vërtetë Rama nuk pati asnjë emër mbi tavolinë për çfarë të diskutohej.
Janë disa dimensione të ngjarjes ajo që quhet procedura që mendoj se ishte më e keqja e mundshme, qe një proces që edhe mund të mos quhet fare i tillë. Kishte tre raunde të paracaktuara për tu djegur. U bë sikur u zhvilluan ca negociata, ndërkohë që Rama nuk pati emra, kam pasur rastin se çfarë është negociuar kur s’kishte asnjë emër në tavolinë. Kriteret i plotëson kushtetuta pjesa tjetër është do flasim për kë, këtu nuk u fol për emra. Ka një tendencë të maxhorancës për të thënë se nuk u arrit konsensus sepse opozita nuk solli emra, por për mua përgjegjësia është e maxhorancës që nuk zhvilluan diskutime.
Më tej Kikia deklaroi se nëse presidenti i zgjedhur do të jetë një president për qoka atëherë kemi zgjedhur një nëpunës shteti, por që sipas tij ne nuk kemi nevojë për një të tillë, pasi ajo që ne duam është një president që nuk flet vetëm me dekrete dhe firma.
Unë shoh projektimin për presidentin që do jetë një burrë i urtë, i shtruar, që sheh punën e tij, por ne nuk na duhet një burrë i tillë, nëse do kemi një ngjarje që përsëritet presidenti duhet të ngrihet dhe të japë alarmin. Drejtësia është në sulmet e të dyja palëve, drejtësia ka nevojë për një mbrojtës dhe ai njeri duhet të jetë kreu i shtetit. Por kur këta e projektojnë presidentin të qëndrojë në gjuhë, atëherë kjo s’ka kuptim, presidenti duhet të dalë mbi detyrat shabllone që i njeh kushtetuta.
Ndër të tjera Kikia theksoi se presidenti i zgjedhur është në hetim dhe kjo nuk krijon besueshmëri, ndërsa shtoi se ai duhet të prodhojë autoritet publik.
Presidenti duhet të jetë në anën e qytetarëve për gjëra madhore, presidenti që interferon dhe te politika. Ai nuk merret me politikë të drejtpërdrejtë, por kur ka një krizë mes palëve ai duhet të mbajë një qëndrim. Presidenti duhet të di që ti bjerë çekiçit, duhet të prodhojë autoritet publik, personalitet publik, ai është presidenti që na duhet. Shoqëria nuk ka besim tek drejtësia, media, politika, prandaj ata kanë nevojë që të shohin një institucion që ta besojnë dhe këtë institucion ka në dorë presidenti ta prodhojë.



