Kërkojnë rritje page/ Nis bojkoti i punës nga 250 naftëtarë të “Bankers”-it

Kërkojnë rritje page/ Nis bojkoti i punës nga 250 naftëtarë të “Bankers”-it

Ka nisur sot bojkoti i punës nga rreth 250 naftëtarë të “Bankers Petroleum”. 

Ndërkaq 10 naftëtarë të tjerë kanë që dje në grevë urie. 

 

Korrespondentja e Mcn Tv raporton se 80 për qind e punës është ndërprerë. Janë rreth 400 puse nafte që nuk po monitorohen nga punonjësit, nga 600 puse aktive që ka në total Bankers në Fushë Marinzë. 

 

Punonjësit kërkojnë rritje të pagës, statusin e naftëtarit, por deri më tani administrata e Bankers nuk ka kthyer përgjigje për kërkesat e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy