
Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, deklaroi se protesta nuk është shuar, pavarësisht rënies së numrit të pjesëmarrësve.
Ai argumentoi se ajo buron nga pakënaqësia e qytetarëve ndaj gjithë klasës politike dhe nuk duhet të përdoret për interesa partiake.
“Kjo protestë është pasqyrë e zhgënjimit 36-vjeçar. Nëse do të shohim numrat në 2-3 javët e para pati pika kulminante, por edhe sot ka në protestë nga gjithë konglomerati, në numra më të vegjël, nga arsye nga më të ndryshme, nga frika, nga organizatorët, por protesta vazhdon dhe nuk është fikur.
Ne duhet të kërkojmë që kjo të vazhdojë. Rama dhe maxhoranca është e interesuar që kjo të shuhet, opozita është e interesuar ta shfrytëzojë këtë si i shkon për shtat, por protesta është kundër të dyja palëve."



