I njohur si kreu i bandës së Shijakut, vihet në prangat e piolicisë Astrit Avdyli 50 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionuit të koduar “Revanshi”
Kapja e Avdylit u bë në vilën e tij në Shijak. Me kërkesë të SPAK ndaj tij GJKKO kishte lëshuar një urdhër arrest në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, i nisur në muajin maj, ku u shënjestruan shtatë grupe kriminale. Operacioni për kapjen e tij u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni u zhvillua në masa të larta sigurisë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e të shumëkërkuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.



