Arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së dy shqiptarëve në Zvicër pak javë më parë. Mediat lokale bëjnë të ditur se një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Bassilea, në Zvicër.
Por sipas një zëdhënësi të ministrisë publike të këtij kantoni, arrestimi është kryer rreth dy javë më parë. Ndërkohë, një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me të njëjtën ngjarje.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në mars në barin “Cafe 56” në Kleinbasel, (Bazel, Zvicër). Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e Skënder I. nga Maqedonia në rrugën Erlenstrasse. Autorët hapën zjarr kundër klientëve të lokalit dhe u larguan menjëherë.
28-vjeçari Mirjan B. dhe 39 vjeçari Gent S. ndërruan jetë si pasojë e plumbave, ndërsa 24-vjeçari Festim D. mbeti i plagosur.
Shqiptarët qëndronin si turistë në Zvicër. “Café 56” njihej si një vend-takimi për shqiptarët e zonës.



