Senatori amerikan Bob Menendez shpallet fajtor për korrupsion

Senatori amerikan Bob Menendez shpallet fajtor për korrupsion

Senatori amerikan Bob Menendez u shpall fajtor këtë të martë për të gjitha akuzat të cilat rëndonin mbi të, duke përfshirë marrjen e ryshfeteve në ar dhe para nga tre biznesmenë të Nju Xhersit dhe për akuzën se ka vepruar si agjent i qeverisë egjiptiane.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Prokurorët argumentuan se senatori demokrat abuzoi me kompetencat e e  tij për të mbrojtur aleatët nga hetimet penale dhe për të pasuruar bashkëpunëtorët e tij.

Menendez nuk dëshmoi në gjyq, por këmbënguli publikisht se ai po bënte vetëm detyrën e tij si kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai pretendoi se shufrat e arit të gjetura në shtëpinë e tij në New Jersey nga FBI i përkisnin gruas së tij, Nadine Menendez.

Nadine Menendez u akuzua gjithashtu, por gjyqi i saj u shty për t'i dhënë asaj kohë për t'u shëruar nga operacioni i kancerit të gjirit. Ajo është deklaruar e pafajshme.

Vendimi, i shpallur në gjykatën federale në Manhatan, vjen katër muaj para zgjedhjeve dhe rrezikon mundësinë e Menendez për të bërë fushatë për rizgjedhjen si një kandidat i pavarur.

Është hera e dytë që Menendez akuzohet për korrupsion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy