Masat që vendet evropiane kanë marrë për kursimin e energjisë elektrike

Masat që vendet evropiane kanë marrë për kursimin e energjisë elektrike

Problemi i rritjes së çmimeve të energjisë po shqetëson Evropën. Vendet po shkojnë drejt dimrit me plane për frenimin e konsumit të tepërt.

Gjermania ka nisur një paketë masash për uljen e konsumit të energjisë elektrike, nga 1 shtatori temperatura maksimale për ngrohjen e ndërtesave publike do të jetë 19 gradë. Ndërsa korridoret, hollet dhe zonat e tranzitit do të mbeten pa ngrohje. 

Ndërkohë që temperatura do të kufizohet deri në 12 gradë në vendet ku punonjësit kryejnë punë intensive fizike. 

Edhe Franca, me moton “epoka e bollëkut ka mbaruar” e nisur nga Emmanuel Macron, po përgatitet për një paketë kursimi energjetik.  Bëhet me dije se ky vend do të ndalojë reklamat me ndriçim të lartë ndërmjet orës 1 të mëngjesit dhe 6 të mëngjesit. Sipas Agjencisë Transalpine të Mjedisit dhe Menaxhimit të Energjisë, një led reklamimi konsumon po aq sa një familje mesatare për ndriçim dhe pajisje shtëpiake. 

Në Spanjë përkundër faktit se vendi është më pak i varur se të tjerët nga importet e gazit rus, disa masa për frenimin e konsumit të energjisë janë vendosur që nga fillimi i gushtit. Dritat në vitrinat e dyqaneve fiken në orën 22:00, dyert e dyqaneve duhet të mbahen të mbyllura që të mos shpërndahet temperatura. 

Gjithashtu në  Portugalinë  fqinje po zhvillohet një debat për masat që duhen zbatuar. CPP, një akronim që mbledh së bashku tregtarët, ka hapur hipotezën e një reduktimi të orarit të hapjes së dyqaneve, mes të dielës dhe të enjtes, me përjashtim të kinemave dhe restoranteve. Midis Lisbonës dhe Portos ka disa nga orët më të gjata të hapjes në Evropë, me biznese shpesh të hapura deri në mesnatë.

Italia po ashtu ka marrë masa për kursimin e energjisë elektrike. Në shtëpitë private temperaturat do të ulen me një gradë dhe në ndërtesat publike temperatura do të variojnë mes 19- 27 gradë. Gjithashtu, reduktimi i sezonit të ngrohjes duke shkurtuar një javë në fillim dhe në fund të dimrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy