Gjykata e Lezhës la sot të lirë pesë personat e arrestuar të premten në lidhje me protestën e zhvilluar në Mirditë.
Kujtojmë që u bllokua për afro 60 minuta Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit.
Korrespondenti i MCN raporton se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën “detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë.



