Topalli: Basha në 11 dhjetor ‘de fakto’ i shkarkuar, të mbajë dhe 3 javë vulën

Topalli: Basha në 11 dhjetor ‘de fakto’ i shkarkuar, të mbajë dhe 3 javë vulën

“Të shtrëngojë dhe 3 javë vulën e tij Basha, pasi në 11 dhjetor do ketë një ngjarje të madhe në politikë”. Kështu e cilësoi kuvendin e Sali Berishës Jozefina Topalli nga studio e 'Të Paekspozuarit' në MCN TV të cilin e konsideroi si ngjarjen më të rëndësishme që nuk ka ndodhur ndonjëherë që vetë anëtarësia me firmat e tyre të mbledhë kuvendin.

Të shtrëngojë dhe 3 javë vulën e tij Basha, pasi në 11 dhjetor do ketë një ngjarje të madhe në politikë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që të jetë vetë anëtarësia të vendosë me firmë që të mbledhë kuvendin dhe kjo e ka shkarkuar de fakto Bashën duke mos qenë më kryetar i PD. Vulën mund ta mbajë dhe 3 javë. PD më pas kalon në një proces tjetër, edhe përzgjedhja e datës është një kujtesë e rithemelimit të PD në këtë situatë ku ndodhet.

Por në fakt duket sikur kanë kaluar vite por ka kaluar vetëm 3 muaj dhe nuk besoj se çfarë në të vërtetë është Basha që i thotë me formim perëndimor. Ka përjashtuar shumë emra të njohur dhe të rëndësishëm, dhe sot kërcënon se do përjashtojë gjithë partinë për të ruajtur vulën, por edhe pse është qesharake kjo është fytyra e vërtetë i personit që ka drejtuar të djathtën shqiptare që nuk ka asnjë të përbashkët me këtë forcë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy