Shenja që tregon se mund të jeni prekur nga Parkinsoni

Shenja që tregon se mund të jeni prekur nga Parkinsoni

Kur shfaqen çrregullimet e para të Parkinsonit, si ngadalësimi i lëvizjeve dhe dridhja në gjendje qetësie, sëmundja është tashmë në një fazë të avancuar.

Por ka disa simptoma që nuk duhen nënvlerësuar, të cilat mund të ndihmojnë për të parashikuar diagnozën, siç është gjumi i shqetësuar.

Sëmundja e Parkinsonit shfaqet rreth moshës 60 vjeç, por midis 10 dhe 20 për qind e pacientëve fillojnë të kenë simptoma edhe para moshës 50 vjeç, sipas të dhënave nga Fondacioni Michael J. Fox. Dhe këto forma të fillimit të sëmundjes duket se janë në rritje. Shkaku i kësaj sëmundje neurodegjenerative është prania jonormale e agregateve të proteinave alfa-sinukleinë në tru, gjë që çon në vdekjen selektive të neuroneve që prodhojnë dopaminë. Shpesh, në kohën kur diagnostikohet sëmundja, mbi 60% e qelizave dopaminergjike tashmë janë degjeneruar.

"Fillimi i trajtimit në një fazë të hershme apo edhe para simptomatike - shpjegon Alfredo Berardelli, president i Sin dhe profesor i Neurologjisë në Universitetin “La Sapienza” të Romës - është i rëndësishëm si për të kontrolluar simptomat dhe për të ngadalësuar evolucionin. Në këto faza, në fakt, ilaçet dopaminergjike ose neuroprotektive në studim mund të modifikojnë kursin e saj. Për të diagnostikuar sëmundjen në fazën para-simptomatike, duhet t'i kushtohet vëmendje manifestimeve klinike jo specifike si mungesa e nuhatjes, depresioni, por gjithashtu, siç konfirmojnë studimet e fundit, çrregullimi i sjelljes gjatë gjumit REM: te rreth 60% e pacientëve që bërtasin apo shkelmojnë dhe gjuajnë grushta, në fakt është vënë re se Parkinson zhvillohet brenda 10-12 viteve.

11 prilli u vendos si Dita Botërore e Parkinsonit, pasi është data e lindjes së James Parkinson, mjeku anglez që në 1817 përshkroi për herë të parë 'paralizën e axhituar'.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy