Prerja 50-she e euros është kartëmonedha më e përdorur. Për shkak të vlerës së saj mesatare, ajo është bërë shpesh pre e falsifikuesve.
Në këto kushte, krejt papritur, Banka Qendrore Europiane ka prezantuar kartëmonedhën e re me këtë vlerë, e cila do të hidhet në qarkullim duke nisur nga data 4 prill në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Prerja 50-she përbën 50% të likujditetit në qarkullim. Kosoja për prodhimin e saj është 6-10 cent.
Versioni i ri ka disa ndryshime të vogla, kryesisht në ngjyrën e elementëve të saj të sigurisë.



