
Marshimi-protestë i opozitës ka kulmuar te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, apo siç njihet ndryshe vila nr.31.
Me molotovë drejtuar vilës së ish-diktatorit nga protestuesit, pjesa më e madhe e saj u skuq nga flakët, ndërkohë që brenda në godinë kishte edhe qytetarë.
Vila në fjalë është kthyer në qendër për artistët dhe ndërkohë që protestuesit e "ndezën flakë" godinën, ata që ndodheshin brenda u larguan me vrap.
Ndërkohë protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë teksa ecnin në zonën e ish-Bllokut, duke sjellë reagimin e tyre ujë dhe gaz lotsjellës për t’i larguar.
Më herët protestuesit patën përplasje me uniformat blu te godina e Policisë së Shtetit, ku pati molotovë, gaz lotsjellës dhe u hodh ujë për shpërndarje me autobot ujëhedhës.



