Unaza e Madhe e Tiranës nga rrethrrotullimi i Shqiponjës deri tek TEG-u do te hapet për kalimin e automjeteve brenda muajit qershor.
Konfirmimi vjen nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili thotë gjithashtu se pjesës se mbetur te projektit, do t’i bëhen ndryshime.
Brenda muajit qershor automjetet për te kaluar nga rrethrrotullimi i Shqiponjës deri tek rrethrrotullimi i TEG-t ne Tirane do te kenë mundësi te përdorin unazën e madhe raporton "ABC news".
Atëherë parashikohet te përfundojnë punimet ne 640 metra rruge te lotit te dyte te unazës qe aktualisht mbajnë te bllokuar qarkullimin e automjeteve ne te dy anët e kryeqytetit.
Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon se me kërkesë te bashkisë dhe banoreve te zonës kane përfunduar ndryshimet e fundit ne projekt dhe rreth tre jave me pare është lidhur kontrata e rishikuar.
“Shqetësimet kane qene për mos komunikimi te kësaj rruge, janë vendosur mbikalime automjetesh dhe këmbësorësh, është ripare një kolektor qe bën zhbllokimin e ujërave te zonës. Kontrata është komplekse, me rruge paralele, e kolektor, por trupi kryesor i saj është gati, ka shume pak punime ne shtresat asfaltike dhe për dy tre muaj kjo arrihet.”
Sa i përket lotit te trete te unazës se madhe nga kthesa e Saukut deri tek bregu i lumit i cili punimet kane filluar ne pjesën e pare te rrugës.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar sqaron se projekti i trashëguar ka pasur mangësi, disa prej ndryshimeve kane kaluar ne këshillin teknik, por ka nevoje edhe për plotësime te tjera.
“Behet fjale për korsi emergjence, por mund te trajtohen dhe probleme te tjera te mbikalimeve. Te tre kontratat e unazës lindore janë ende ne proces. Loti i 1 ka përparuar, dy te tjerat jemi ende ne kohe për ndryshimet pasi jemi ne mes te projektit.
E gjithë unaza e madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 16.8 km dhe një vlere ndërtimore rreth 14. 3 miliarde leke.



