Anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Keda Kaceli tha në MCN Live se hetimet për çështjen Veliaj duhet të shtrihen edhe në SHBA, sa i takon vjedhjeve të parave të taksapaguesve amerikanë përmes projekteve të Sorosit.

Ajo theksoi se Veliaj gjithçka duhet të nisë me shkarkimin e Veliajt, dhe të organizohen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë.

“Këtu bëhet fjalë për një vjedhje masive të buxhetit shtetëror, taksave, jemi përballë një afere korruptive kaq të madhe dhe kriminale… Por mendoj që s’duhet hetuar vetëm në Shqipëri, por duke qenë se gjithë projektet janë financuar nga Soros, s’do ishte e ekzagjeruar të thuhet që duhet të hetohet edhe nga Amerika, pasi bëhet fjalë për vjedhje të fondeve të taksapaguesve amerikanë. Veliaj duhet të hetohet për djegësin e Tiranës, 5D. Vetëm në 2024 është rritur me 60 për qind, përqindja e metrave/katror për ndërtim. Hetimi për Veliajn është shumë i vonuar. Z.Këllici e ka denoncuar masivisht gjithë veprimtarinë kriminale të kryebashkiakut. Janë qesharake deri në dhimbje, ankesat, prononcimet nga burgu, apo deklaratat për mostrajtim të drejtë të çështjes”.

E pyetur mbi kalimin e fondeve të bashkisë për OJF-të e Ajola Xoxës, dhe pretendimet që vendimet janë marrë nga Këshilli i Artistëve, Kaceli tha:

“Skemën që kanë gjetur për të kaluar fondet e bashkisë, janë të ditura. Janë krijuar disa shoqëri fiktive, që janë kukulla të bashkisë. Sa fuqi mund të ketë Këshilli i Artistëve pa miratimin e kryebashkiakut?! Duhet shkarkuar kryetari i bashkisë dhe të shkojmë në zgjedhje. Është skandal mbarëbotëror”.