Menaxheri i futbollit analizoi në studion e MCN Sportzone garën mes skuadrave në kampionatin shqiptar. Matraxhiu tha se rivaliteti i lartë është tregues për cilësinë.
“Gjithmonë ka pasur një ekip lokomotivë. Tashmë kemi shumë vagona po nuk po gjejmë lokomotivën. Kjo e ka zbehur bukurinë e kampionatit. Ka rivalitet të fortë dhe do të thotë se ka cilësi”, tha ai.



