
Hedhja e mbetjeve urbane në lumin Drin të cilat përfundojnë të gjitha në bregdetin e Lezhës, kanë bërë që ekspertët e mjedisit të ndërmarrin një nismë për vendosjen e rrjetave në rrjedhën e këtij lumi. Sipas tyre, qëllimi i kësaj nisme është pengimi i mbetjeve që të përfundojnë në det dhe mbrojtja e ekosistemit.



