Artistët vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kërkojnë një reagim të presidentit Meta

Artistët vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kërkojnë një reagim të presidentit Meta

Këtë të hënë aktorët, regjizorë, intektualë dhe dashamirës të artit u mblodhën para godinës së Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar rrafshimin e tij për ti lënë vendin teatrit të ri.

Pak ditë më parë ishte vetë kryeministri Edi Rama që ka prezantuar projektin e ri, por aktorët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë projekt të qeverisë duke mbajtur protesta dhe takime të njëpanjëshme.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë një prononcimi të ditëve të fundit tha se nuk ka ende një vendim nëse godina e Teatrit Kombëtar do prishet apo jo, artistët janë kundër këtij vendimi dhe thonë që teatri i ri të ngrihet në një vend tjetër, ndërsa godina e vjetër nuk duhet të prishet por të restaurohet.

I pranishëm në këtë protest ishte edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, ku shprehu edhe njëherë mendimin se kjo godin nuk duhet të shëmbet dhe se kërkon mendimin e presidentit Ilir Meta, dhe e ftoi që të prononcohej për teatrin.

Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje. Duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP pot ë ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. E kam parë këto ditë më vëmendje këtë sallë që është lyer dhe këtë që nuk është lyer. Kjo që nuk është vënë asnjë gozhdë, për këtë unë ju siguroj se kjo do të qëndrojë edhe 70 vite të tjera. Unë them të presim edhe 2 vjet, se ne nuk e heqim dot. Se ai do PPP, se nuk ka nga vete. Të presim dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu. Mbasi të PPP-jë ai ne të mendojmë të bëjmë dhe të zgjedhim rrugën që duhet. Të paktën të na lerë të qetë”, tha Ndrenika.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy