Blerta Pepa u fut në sallën e operacionit e buzëqeshur dhe e bindur se do të dilte nga salla e lehtësuar prej dhimbjeve të këmbës. Por 16-vjeçarja, nxënëse e shkollës “Çajupi” nuk ia doli të kthehej te familjarët, pavarësisht se gjatë operacionit gjithçka shkoi mirë. Sipas mjekëve, vajza ndërroi jetë për shkak të hipertermisë malinje.
Vëllai i saj ka postuar në “Facebook” foton e fundit të së motrës, para se të hynte në sallën e operacionit.
“Foto e fundit qe te boni vllai ty ti ike duke qeshur zemra imee ti me premtove qe do vije prap ... por ti nuk erdhe me na le vetem. Nje dit do takohemi edhe do jemi shum te lumtur atje lart”, shkruan i vëllai.



