Futja e mbetjeve të rrezikshme nga Italia, flet bashkëshortja e pronarit të firmës së grumbullimit (VIDEO)

Futja e mbetjeve të rrezikshme nga Italia, flet bashkëshortja e pronarit të firmës së grumbullimit (VIDEO)

Një ditë pas arrestimit të 6 personave  të akuzuar se tentuan të fusnin në Shqipëri mbetje të rrezikshme me tragetin e linjës Brindizi-Vlorë ka reaguar edhe bashkëshortja e Zamir Kormuzit, pronarit të firmës së grumbullimit të mbetjeve, i cili u arrestua ditën e djeshme.

Ajo thotë se ky biznes është me dokumentacion të rregull dhe se për çdo mbetje të dyshuar si të dëmshme për organizmin dhe ambientin është e detyruar që të kontaktojë Inspektoratin e Mjedisit.

Kormuzi hedh poshtë akuzat që rëndojnë mbi të shoqin dhe kërkon lirimin e tij.

Gjatë operacionit të koduar “Amiant” u zbulua se një target nga Italia po transportonte një sasi të konsiderueshme me mbetje të rrezikshme, me destinacion vendin tonë. Menjëherë pas këtij konstatimi, policia sekuestroi tragetin dhe sasinë e mbetjeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy