Koreja e Veriut do të ndërpresë të gjitha linjat e komunikimit me Jugun, përfshirë edhe ato midis dy udhëheqësve.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA bëri të ditur se janë ndërprerë edhe thirrjet ditore, të cilat kanë shërbyer si një zyrë ndërlidhëse në qytetin kufitar të Koresë së Veriut, Kaesong.
Ndërprerja përfshin edhe kanalet e komunikimit ushtarak.
"Koreanoveriorët janë zemëruar nga sjellja e pabesë dhe dinake e autoriteteve të Koresë së Jugut, me të cilat kemi shumë çështje për të zgjidhur", raportoi KCNA.
Dy Koretë janë teknikisht në luftë, sepse konflikti i tyre i viteve 1950-1953 ka përfunduar me armëpushim dhe jo me traktat paqeje.



