
Ministria e Brendshme e Francës tha se 400 zjarrfikës janë mobilizuar për zjarrin e rënë në Katedrale, maja e së cilës u shemb pak më parë.
Ndërkohë që e tërë bota shpreh keqardhjen e saj për katastrofën që po ndodh në zemër të Parist.
Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për katedralen historike, duke thënë: “ Është një zjharr I tmerrshëm. Kjo shkon përtej gjithçkaje… Sepse është pjesë e kulturës sonë.”
Presidenti i vendit tonë Ilir Meta ka shprehur në rrjetet sociale trishtimin dhe solidaritetin e tij me popullin francez.
Parisi nuk është më Paris pa Katedralen e tij, janë shprehur njerëzit të frikësuar.



