Eksperti i tregut të pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi thotë se çmimi i referencës së banesave në zonat bregdetare, është shumë më pak se çmimi i tregut.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se rritja e çmimit të referencës dhe rivlerësimi, do ndihmojë që të shmanget evazioni.
Sipas tij, qeveria është treguar konservatore duke qenë se kemi 70 mijë apartamente bosh, ka pasur frikë të aplikojë taksa më të larta, pasi mund të pëlciste flluskën në ndërtim.
Në bregdet çmimet e referencës do rriten më shumë nga aq, në Tiranë ka zona të caktuara ku do rriten prona referencë. Vlora është 2 mijë euro metri katror, ndërkohë referenca 600 euro metri katror. Në bregdet do rritet çmimi i referencës mbi 26%.
Sot janë 8-10 mijë apartamente që nuk dalin në shitje në Tiranë, sepse presin rivlerësimin e çmimeve. Tregu këtu është i ngrirë dhe bllokuar nga kjo taksë, tatim-fitim. Për të rritur taksimin te prona e parë, është duke rritur çmimin e referencës.
Te pronat e dyta dhe të treta mund të jetë minimumi 150 euro, në zona të caktuara mund të ketë 6-fishim të taksës aktuale. Qeveria është treguar konservatore duke qenë se kemi 70 mijë apartamente bosh, ka pasur frikë të aplikojë taksa më të larta, se kjo mund të pëlciste flluskën.
Një pjesë e njerëzve, emigrantët që vijnë një herë në vit në Tiranë, do shohin fatura 100 euro tek një pronë, 200 një tjetër apo tarifat e shërbimeve të përbashkëta. Administratori do lëshojë një faturë që është titull ekzekutiv dhe do e pagash, që në fund të vitit bëhet 200 euro.
Me rivlerësimin mendoj se nga 70 mijë, të paktën 10 mijë njerëz në dy tre vitet që vijnë, do fillojnë të shesin pronat se kjo do të ndikojë në peshën fiskale. Blerja e pronës në Shqipëri ka parë vetëm përfitime, tani çmimet nuk rriten më, kanë arritur stanjacionin dhe gradualisht kjo do ndikojë në ftohjen e tregut, mbifurnizmin e tregut me pronat që do futen në vitin që vijnë, dhe rritja e taksave do të bëjë që tregu të ftohet.
Rritja e taksave do i detyrojë njerëzit që të mos mbajnë shumë prona bosh. Në 70 mijë apartamente bosh, sot janë minimumi 70 milionë euro të ngrira. Frika e rivlerësimit është se mund të çojë në shpërthim të flluskës dhe shkakton dëme të mëdha, sepse bien çmimet. Po e ule çmimin, ndërtuesit nuk i dalin kostot, sepse është pronari i truallit, kostoja e ndërtimit dhe kështu me radhë.



