I riu shqiptar i jep fund jetës me vetëvarje në burgun italian

I riu shqiptar i jep fund jetës me vetëvarje në burgun italian

I mbytur me një çarçaf në qelinë e tij në një repart të burgut Torre del Gallo, Aldo Latifaj, 20-vjeçari i burgosur italo-shqiptar, ka ndërruar jetë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00 në burgun Torre del Gallo, ndërsa i riu u soll ende i gjallë në urgjencën e spitalit San Matteo, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën 20-vjeçarit, i cili shënon vetëvrasjen e gjashtë brenda vitit të fundit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Oficerët e policisë së burgjeve kanë hapur një hetim dhe i kanë dërguar një raport fillestar Prokurorisë Publike në Pavia, ndërsa është urdhëruar një autopsi e cila do të zbardhë shkaqet e vdekjes.

I riu i ndaluar për krime kundër pronës ka mbetur vetëm mbrëmjen e së mërkurës në qeli dhe në këtë mënyrë nuk ka hasur asnjë pengesë në kryerjen e aktit.

Sakaq, bëhet me dije se oficerët e burgut e vunë re atë të shtrirë në dysheme dhe menjëherë lajmëruan mjekun e burgut i cili nuk mundi të bënte gjë, duke kërkuar ndihmën e shërbimit të urgjencës të cilët arritën ta intubojnë, por pa rezultat.

Ndërkohë, oficerët e burgut kanë kryer hetimet e para dhe janë përpjekur të rindërtojnë se si kishte ndodhur tragjedia e njëqindtë brenda burgut të Pavias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy