Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama u ka kërkuar këtë të premte votën banorëve të njësisë administrative Arras, Çidhën e Mustafë. Ndërkohë u ka premtuar atyre rrugë të reja, ujësjellës të ri si dhe përmirësime në shëndetësi.
Së bashku me të kanë qenë edhe figura të njohura të partisë socialiste të cilët janë shprehur krenar që kërkojnë votat për Ramën.



