Hetimi i Boerit në Itali, Kalemaj: Mund të shtrihet edhe në Shqipëri, ne indiciet na vijnë gjithmonë nga jashtë

Hetimi i Boerit në Itali, Kalemaj: Mund të shtrihet edhe në Shqipëri, ne indiciet na vijnë gjithmonë nga jashtë

Mediat italiane kanë publikuar biseda dhe hetime mbi arkitektin Stefano Boeri dhe bashkëpunimin e tij me kryebashkiakun e Milanos. Analisti Ilir Kalemaj thotë se të njëjtat përgjime mund të shërbejnë si indicie për hetime nga autoritetet shqiptare, përfshirë SPAK.

 

Kur kjo gjë ndodh në Itali dhe Boeri na reklamohej si kryearkitekt në Shqipëri dhe flitet për pyjet e tij vertikalë, ndërkohë që pamë vetëm beton vertikal. Tani shohim që vitet e fundit në Itali në bashkëpunim me kryebashkiakun Sala janë dhënë 10% e të gjitha lejeve të ndërtimit të Italisë vetëm në Milano. Pastaj të diskutojmë me masakrën urbane në Tiranë, ku Boeri është vetëm një prej tyre. Kullat numërojnë 11 kate e sipër dhe nuk dihet se kush do t’i blejë sepse kemi bjerrje të popullsisë. Grupmoshat e reja kanë rënë. Ka rënë popullsia në të gjithë territorin e vendit. Çmimi i metrit katror mbetet i papërballueshëm për 90% të shqiptarëve. Mbi 8 milionë metra katrorë janë dhënë vitet e fundit dhe ka vetëm rritje. Në vendin fqinj hetohet Boeri dhe mund të marrë një dënim të gjatë, nisur nga provat, por nga ana tjetër, në Shqipëri, i është kënduar CV-ja. 

 

Nuk duhet të harrojmë që pothuajse çdo çështje e bujshme që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit, indicia ka ardhur nga organet ligjzbatuese partnere. Ne na kanë ardhur ose nga përgjimet e Sky Ecc ose falë shërbimeve të huaja. Organet tona ligjzbatuese i kanë pasur duart e lidhura sepse ka pasur raste që janë dekonspiruar aksionet. Kemi raste flagrante të bosëve të krimit që janë arratisur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy