Plagosja në Kavajë, Basha: Akt burracak, le ti japim përgjigjen e merituar! (VIDEO)

Plagosja në Kavajë, Basha: Akt burracak, le ti japim përgjigjen e merituar! (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Bash aka qenë i pranishëm në Kavajë, aty ku edhe u plagos një mbështetës i kësaj force politike. Ngjarja ndodhi në zyrën elektorale në Kavajë, ndërsa për këtë foli edhe vetë Basha.

Para qindar mbështetësve të mbledhur para vendit ku ndodhi ngjarjs, kryedemokrati u shpreh se ky është një akt burracakt dhe se përgjegjien e kësaj ngjarje, kundërshtarët do ta marrin në zgjedhjet e 25 prillit.

E dinë se shqiptarë janë të vendosur që t’i largojnë. E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë PD, Kavaja, Aleanca për Ndryshim. Le t’ja japim përgjigjen këtij akti burracak, këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë masivisht të dielën në kutitë e votimit. Ti japim fund njëherë e mirë këtij tetë-vjeçari makth për shqiptarët dhe të kthejmë Kavajën e demokracisë. Të gjithë sëbashku asnjë hap prapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë , krah për krah ku Kavaja dhe Shqipëria do ti japë përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar”, tha Basha.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku Ndriçim Jonuzi plagosi me armë mbështetësin e PD, Bledar Okshtuni. Policia bëri me dije se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes tyre, Jonuzi ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës elektorale dhe ka plagosur me pistoletë në këmbë 27-vjeçarin. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy