Protesta masive në Izrael, mbi 100 mijë qytetarë kundër Reformës në Drejtësi

Protesta masive në Izrael, mbi 100 mijë qytetarë kundër Reformës në Drejtësi

Rreth 100 000 qytetarë dolën në Izrael për të protestuar kundër planeve të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të ndërhyrë në sistemin gjyqësor. Demonstratat masive po organizohen për të 23-tën jave me radhë. Ato filluan në janar menjëherë pasi qeveria e ekstremit të djathtë të Netanyahu u betua. Organizatorët e protestës kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen derisa qeveria të anulojë ndryshimet e propozuara ligjore. Disa protestues kësaj radhe kishin zgjedhur të mbanin tabela që kritikonin mosveprimin e qeverisë mbi një valë në rritje krimi që ka prekur qytetarët palestinezë të Izraelit. Qytetarët palestinezë të Izraelit janë ankuar prej kohësh për diskriminim dhe mosveprim të policisë kundër dhunës dhe krimit që prek në mënyrë disproporcionale komunitetet e tyre. Netanyahu, i cili është në gjyq me akuzat për korrupsion, kishte njoftuar një "pauzë" në planet e rishikimit të sistemit gjyqësor, por analistë politikë në vend mendojnë se ky projektligj mund të rikthehet për një votim përfundimtar në parlament në një moment të papritur. Kritikët thonë se projektligji përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për të drejtat civile dhe paralajmërojnë se ai do t'i japë qeverisë pushtet të pakufizuar si dhe do të përmbysë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave të vendit.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy