
Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka njoftuar se është ndërmarrë një operacion masiv kundër korrupsionit në qytetin e Lushnjës.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë arrestuar disa persona, ku mes tyre dhe kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe.
Në operacion janë përfshirë forcat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) të cilët kanë zhvilluar poashtu kontrolle në Kadastrën e qytetit. Tushe dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.
Krahas kryebashkiakut zbardhen edhe emrat e 11 të arrestuarve të tjerë nga FNSH dhe RENEA në ambientet e Bashkisë së Lushnjes me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Mes tyre është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje, për të cilin dyshohet se ai kishte rolin e organizatorit në dhënien e lejeve të paligjshme për ndërtime pa leje.
Me të njëjtën akuzë në pranga është vënë edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.
LISTA
Flamur Peqini ( Ish kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje)
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Xhemal Hasko
Gazment Çela
Bektash Nezha
Ndërkaq dje, kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi se të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen.
Kujtojmë se Tushe drejton këtë bashki prej tre mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Tushe së bashku me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.



