Balluku, Beqiri, Agasi, padronët e Ramës/ Meksi: Dëshpërim i Berishës. SPAK do godasë grupe të tjera të lidhura me Agasin

Balluku, Beqiri, Agasi, padronët e Ramës/ Meksi: Dëshpërim i Berishës. SPAK do godasë grupe të tjera të lidhura me Agasin

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, se Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Belinda Balluku janë tre padronët e Edi Ramës, i sheh si shenjë të dëshpërimit të kreut të opozitës.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Berisha nuk ishte i aftë të shfrytëzonte skandalet e qeverisë dhe as protestën mbi tre mujore. 

 

Ngarkesat që kanë tre personat janë totalisht të ndryshme. Ai do të shesë idenë se Kryeministri Edi Rama është peng konstant i krimit të organizuar dhe nuk ka nën kontroll asgjë. E vë theksin mbi një situatë Balluku-Rama, me idenë që është Balluku shefja e kësaj situate. Kjo është një shenjë dëshpërimi e zotit Berisha. 

 

Ai nuk e ndjen veten dhe Partinë Demokratike të aftë në asnjë përplasje me Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Rama. Edhe në daljen e sotme në SPAK dhe çdo herë që del, e vë theksin te një luftë publike ndaj SPAK. Nga njëra anë është i gëzuar që SPAK dënon disa elementë si Agasi dhe Beqiri, nga ana tjetër sulmon prokurorët e SPAK dhe anëtarët e GJKKO. Berisha nuk ishte i aftë të shfrytëzonte skandalet e qeverisë dhe protestën. 

 

Çdo skandal të qeverisë, Berisha ia atribuon Kryeministrit Rama. E shoh shenjë të dëshpërimit të tij, i duhen armiqësi. Për të sulmuar dëshpërimisht Ramën, kanë identifikuar Ballukun. Nuk del gjëkundi që SPAK nuk po heton dosjen e zonjës Balluku. Zonja Balluku që nga muaji janar nuk është më as zëvendëskryeministre dhe as ministre.

 

SPAK i ka marrë të gjitha provat, nuk ka deri më sot ndonjë element që të hedhë hije dyshimi se zonja Balluku po interferon në proces. Shoh vetëm dëshpërimin e madh që ndihen jashtë loje. Dhe shpresojnë çdo ditë ndasinë ta bëjë SPAK, që aq shumë e akuzojnë. 

 

Nuk ka asnjë skenar që të marrin fitoren në zgjedhje. Partia Demokratike nuk ka asgjë se çfarë t’i ofrojë publikut, por kapet me persona të caktuar. 

 

Sa i takon deklaratës së Gazmend Bardhit se Edi Rama është takuar me Ergys Agasin para arrestimit të tij, e cilëson marrëzi.

 

Meksi vlerësoi punën e SPAK, duke thënë se Prokuroria e Posaçme do të godasë grupe të tjera të lidhura me Agasin. 

 

Bardhi thotë nga njëra anë që Rama kontrollon SPAK dhe nga ana tjetrin takoi Agasin, i cili u arrestua nga SPAK një ditë më pas. Në lojën e pushtetit të SPAK, Agasi është medalja kryesore, diamanti. Dhe në këtë sens zoti Bardhi është pak i mërzitur. Ta provojë zoti Bardhi dhe të nisë një hetim në SPAK. Zoti Agasi është në burg dhe kaq. 

 

Do vijojë goditja me të tjera grupe të lidhura me Agasin. Problemi më i madh i Agasit dhe Beqirit, është vënia në krizë e disa sistemeve. Kanë ndryshuar të dhënat si kanë dashur ata. Kanë hyrë në sistem, shumë më keq. 

 

Bosi i këtyre sistemeve është Ermal Beqiri dhe nëse nuk ka qenë i përfshirë në një rast konkret, është fryma garantuese këtij procesi. Ata kanë fëlliqur investime 15 vjeçare të realizuara në AKSHI, për shkak të interesave të tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy