Tani menopauzën mund ta shtyjmë

Tani menopauzën mund ta shtyjmë

Fundi i jetës riprodhuese të femrave ndikohet nga ADN-ja: në fakt ka 290 variacione gjenetike dhe rreth 80 gjene që modulojnë ardhjen e menopauzës, qoftë kjo e hershme apo e vonshme. Por duke manipuluar disa nga këto gjene, bëhet e mundur të vonohet fillimi i kësaj faze, siç kanë treguar disa eksperimente laboratorike mbi minjtë. Rezultati i marrë tek brejtësit është dëshmi e parimit se në të ardhmen mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja për infertilitetin, siç shpjegohet në një studim të botuar në revistën “Nature”, të cilit i referohet ANSA.

Në studim morën pjesë 180 institucione nga e gjithë bota, të koordinuar nga Universiteti Britanik i Kembrixhit. Studiuesit, të udhëhequr nga John Perry, punuan në dy fronte: një në analizën gjenetike dhe statistikore, dhe tjetri në laborator.

Në veçanti, ata analizuan të dhënat gjenetike të pranishme në dy baza të dhënash të 210 323 grave me origjinë evropiane, të cilat hynë në menopauzë midis moshës 40 dhe 60 vjeç, dhe të 80 000 grave me origjinë aziatike, për një total prej rreth 13.1 milion variantesh gjenetike. Nga këto, 290 janë gjetur se rregullojnë procesin e plakjes së vezoreve dhe periudhën e fillimit të menopauzës. Për më tepër, shumë nga këto gjene janë të lidhura me proceset e riparimit të ADN-së, disa prej tyre janë aktive edhe para lindjes dhe të tjerët vazhdojnë të jenë aktivë gjatë gjithë jetës.

Ndër këto janë gjenet CHEK1 dhe CHEK2, të cilët rregullojnë procese të ndryshme të riparimit të ADN -së. Në veçanti, testet në minj kanë treguar se fikja e gjenit CHEK2 dhe forcimi i rolit të CHEK1 mund të zgjasë jetën riprodhuese me rreth 25%. Kjo është në përputhje me faktin se gratë pa gjenin CHEK2 kalojnë menopauzën rreth 3.5 vjet më vonë se gratë e tjera.

"Minjtë nuk kalojnë në menopauzë, por kanë një rënie të pjellorisë. Këto rezultate na bëjnë të mendojmë se mund të ketë mënyra farmakologjike për të zgjatur periudhën e pjellorisë tek gratë, veçanërisht ato që e kanë humbur atë herët".

Studiuesit në fakt kanë konfirmuar se menopauza e hershme i ekspozon gratë ndaj rrezikut për të pasur diabet të tipit 2, osteoporozë dhe fraktura, ndërsa zvogëlon mundësinë e prekjes nga disa lloje të kancerit të ndikuar nga hormonet seksuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy