Deklaratat e Ramës për AKSHI-n e Karçanajn, Karanxha: Nuk ndikojnë cilësinë e hetimit (VIDEO)

Deklaratat e Ramës për AKSHI-n e Karçanajn, Karanxha: Nuk ndikojnë cilësinë e hetimit (VIDEO)

Ervin Karanxha, ish-prokuror tha në nisma e PS-së për mospezullimin e ministrave nuk është një mur pasi në kod janë 9 masa sigurimi. 

 

Sipas Karanxhës, duhet të ishte bërë që në fillim. 

 

Ky nuk është mur se janë 9 masa sigurimi në kod. Nëse duan të hetojnë kanë masa të tjera. Duhet të ishte bërë që në reformën në drejtësi. Ka një kosto politike, po ndryshon rregullat e lojës, në mes të lojës.

 

Këtë gjë duhet ta kishte ndarë Gjykata Kushtetuese. Dhe Gjykata Kushtetuese ka problemet e veta. PS në historinë e saj ka pasur njerëzit më të aftë. Konstatojmë një nivel të ulët legjislativ të bërë nga PS-ja. 

 

I ndalur tek deklaratat e djeshme të Ramës për Karçanajn dhe AKSHI-n, Karanxha tha se nuk ndikojnë në cilësinë e hetimit. 

 

 

Hetimi do ecë, nuk ndikon në cilësinë e hetimit. Provat po merret nga SPAK konform ligjit. Po verifikon provat materiale. Janë marrë provat dhe po fillon pyetja e dëshmitarëve. 

 

Roli dhe pozicioni i ish-drejtueses do dalë nga hetimi. Këta kanë vepruar si grup kriminal dhe janë certifikuar nga organet e certifikimit të shtetit shqiptar. Kryeministri bëri mbrojtje politike, por kjo nuk është mbrojtje juridike. Ligji penal është për qytetarët dhe zyrtarët që shkelin ligjin. 

 

Është retorikë politikë. Do të jetë gjykata që do të vendosë në lidhje me fajësinë apo jo. Kemi një akuzë publike që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, janë shkelur procedurat e tenderave dhe janë shpërdoruar shumë para nga buxhetit i shtetit.

 

Motra e Agasit ka karrierën e vet. Ajo është individ që ka jetën e vet. Të mos bëhemi rrethe vicioze siç bënë organet e vetingut. Nëse s’ka lidhje me ngjarjen të mos e paragjykojmë, duhet verifikuar nëse ka apo jo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy