
Avokati i Popullit kërkon hetim penal për katër punonjës të policisë së burgut në fushkrujë si dhe për infermierin. Sipas hetimit të avokatit të popullit 4 policët kanë dhunuar barbarisht një të burgosur ndërsa infermieri nuk ka kalzuar krimin
Një i burgosur në në fushëkrujë është dhunuar nga 4 punonjës të policisë së burgut gajtë kohës që vuan dënimin. Ndërkohë infermieri burgut nuk ka treguar për ngjarjen. Televizioni tema ka siguruar një dokument nga avokati i popullit ku ky i fundit ka kërkua nga prokuroria nisjen e hetimit penal ndaj punonjësve të policisë së burgut Klevis Hysa, Agron Babasi, Ervis Beshi dhe Dëfrim Rexhmati. Të katër këta akuzohet se kanë dhunuar rëndë një të burgosur që për arsye të konfidencialitetit emri nuk bëhet me dije.
Gjithastu Avokati i Popullit ka kërkuar hetim penal edhe ndaj infermierit të burgut Sontiljan Gjerani për moskallëzim të krimit.
Sipas hetimit administrativ të avokatit të popullit të nisur më 1 gusht të këtij viti rezulton se 4 personat e sipërpërmendur kanë dhunuar me shkela dhe grushte një nga të burgosurit në këtë burg pasi ky i fundit kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe më pas kishte tentuar të dhunonte infermierin.
Ndërkohë gjatë pyetjes nga komisionari i avokatit të popullit si punonjësit e policisë së burgjeve ashtu edhe infermieri kanë tentuar që të derformojnë ngjarjen dhe të fshehin rastin e dhunimit.
Ndërkohë ky nuk është rasti i vetëm për një fenoment të tillë në burguin e fushë krujës.denoncime të tilla ka patur edhe më parë. Ndërkohë më herët ka pasur edhe një rast vdekje për të cilin u ngrit një grup hetimi.



