Sekretari për çështjet ligjore në PD Indrit Sefa deklaroi në MCN Live se nuk ka asnjë anëtar të larguar nga Partia Demokratike. Duke iu përgjigjur akuzave për përjashtimin e afro 50 anëtarëve, Sefa thotë se ata thjesht kanë humbur të drejtën e votës, sikurse parashikon sipas tij statuti i PD. Ndër të tjera ai tha se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025-ën, PD do jetë parti qeverisëse. I pyetur mbi sherrin për vulën Sefa tha: “S’ka asnjë gjë për të qenë diskutim kaq i gjerë. Është një organizim i brendshëm, një rregullore e brendshme brendshme. Si çdo institucion ka rregulla të tilla që organizojnë administratën dhe orientojnë administratën për të përdorur dokumentet në PD. Është miratuar një rregullore e tillë. Në mungesë të përgjegjësit të protokollit, janë komanduar unë nga Kryesia për t’u marrë me procedurën deri në miratimin e strukturës së re të PD, që do jetë përgjegjëse për administrimin e dokumentacioneve.Këshillin Kombëtar o e thërret kryetari, ose e thërret Kryesia, asnjë organ dhe person tjetër s’ka të drejtë ta thërrasë Këshillin PD. Ne në PD nuk organizojmë mbledhje tërësisht online. Kjo ndodh vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe s’jemi në raste të tilla. PD nuk ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar. Unë si anëtar nuk jam thirrur për të qenë pjesë, si unë edhe shumë të tjerë, nuk kanë dijeni për organizimin e një mbledhjeje të tillë”. Lidhur me akuzat për përjashtimin e 50 mijë anëtarëve, Sefa shprehet: “Nuk është përjashtuar asnjë anëtar nga PD. Dispozitat e statutit janë fare të qarta. Anëtar me të drejtë vote është neni 25 i statutit të PD. Në raste se anëtari s’është aktiv gjatë fushatave elektorale apo gjatë aktivitetit politik të seksionit s’ka të drejtë të votojë në proceset zgjedhor. Por ai nuk e humb kurrsesi të drejtën për të qenë anëtar, prandaj është bërë certifikimi i listave. Unë e kuptoj kush i konsideron si të përjashtuar, por realisht asnjë anëtar nuk është i përjashtuar nga PD. Personat që e kanë hartuar statutin mund të përgjigjet pse është kjo dispozitë akoma në PD. PD i konvenon ose jo, nuk mund të them nëse është mirë apo keq. Anëtarësia do jetë ajo që merr pjesë aktivisht në organizimin dhe jetën e partisë. Por të drejtën për të qenë anëtar s’ia heq asnjërit, sepse është organizim vullnetar, dhe çdonjëri ka të drejtë të jetë anëtar”, tha Sefa. “Anëtarët e thjeshtë të PD s’kanë asnjë lloj diskutimi dhe shqetësimi. Njerëzit në degë janë në shtëpinë e vet, në PD. Anëtarët e PD kanë të njëjtat shqetësime, problematika, dhe kërkojnë të njëjtat zgjidhje. Kjo situatë në PD, që kërkon ta deligjitmojë atë si forcë politike, ka nisur në shtator të vitit 2021. Anëtarë më të drejtë vote janë 25 mijë. Nuk kemi të bëjmë me masë disiplinore. E kuptoj mjegullnajën që ne larguam anëtarë….Asnjë anëtarë nuk larguam. Aktualisht anëtarë me të drejtë vote janë 25 mijë. Nëse anëtar të PD, është numri i përgjithshëm i PD. Drejtuesi i PD ka detyrën që ta organizojë PD-në dhe ta bëjë një parti funksionale, të strukturuar. PD e mund Edi Ramën, vetëm duke rritur shpresën e qytetarëve. PD s’duhet të ketë më peshën e të kaluarës, duhet të jetë e çliruar. PD s’e ka luftën me subjekte të tjera opozitare, por me Edi Ramën. Të jeni të sigurtë që për zgjedhjet e ardhshme listat për deputetë do jenë minimalisht një vit para zgjedhjeve”, shtoi ai. I pyetur nëse ka një lëvizje për t’i dhënë një goditje Sali Berishës, Sefa shtoi: “Nuk merrem fare me Sali Berishën, ai bën betejën e vet. Ai kërkon ta lërë PD-në në stanjacion duke u bërë pengesë në organizimin e saj. Berisha s’ka asnjë funksion në PD, s’është as drejtues as deputet i PD. Basha u tërhoq një vit e gjysmë. A e drejtoi partinë Alibeaj që nga marsi? Të jeni të bindur që demokratët janë të bashkuar në bazë, nuk ndjekin udhëzimet e personave që duan t’i përçajnë. PD është një alternativë qeverisëse. Do ta tregojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do jetë parti qeverisëse. Deputetët s’kanë status të veçantë në PD. Votat i ka Partia Demokratike. Një PD ka, tjetri është grupim politik”.



