Partitë e vogla të majta janë tërhequr nga gara dhe i kanë bërë thirrje votuesve të tyre që të mbështesin partinë socialiste. Ndërkohë një gjë të tillë nuk e ka bërë Skënder Gjinushi dhe Paskal Mil. I ftuar në TemA TV, kryetari i PSV91 Petro Koçi ka sqaruar se përse partitë e vogla të majta duhet të bashkojnë votat me partinë socialiste.



