
Arkivoli me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbërritur në Shqipëri. Ai ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve që do të zhvillohen për Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Në kuadër të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28 janar 2025 deri në orën 14:00 të datës 30 janar 2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera në akset rrugore si më poshtë:
Po ashtu, dalja nga Rruga "Myslym Shyri" do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në të gjitha akset rrugore për të monitoruar lëvizjen e automjeteve dhe për të lehtësuar qarkullimin, me qëllim shmangien e trafikut.



