
Një akademi transparence për donacionet amerikane për tërmetin.
Për ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore.
Në një postim në Tuiter, ajo thotë se kjo akademi do të vihet në funksion të qeverisjes së përgjegjshme.
“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shkruan ambasadorja amerikane.



