Njeriu që dogji një kopje të Kuranit në vitin 2023, duke shkaktuar protesta të dhunshme në shumë vende islamike, është qëlluar për vdekje në Suedi.
Mediat suedeze raportojnë se viktima është Salwan Momika, një refugjat 38-vjeçar irakian, i cili u bë i njohur për djegien publike të kopjeve të Kuranit në Suedi.
Momika u qëllua për vdekje në banesën e tij në Södertälje, njoftoi televizioni shtetëror suedez SVT. Vrasja ndodhi vonë të mërkurën në mbrëmje, kur policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në një shtëpi në lagjen Hovsjö të Södertälje.
Brenda banesës efektivët gjetën Momikën të plagosur me armë zjarri; është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.



