Meksikë, gazetari brazilian vritet në një pritë

Meksikë, gazetari brazilian vritet në një pritë

Në Meksikë, një gazetar brazilian, Adriano Bachega, 53 vjeç, u vra me të paktën 10 të shtëna në një pritë.

Kryeredaktori i një portali, u vra kur po udhëtonte me makinë në rrugën e ngarkuar Lazaro Cardenas përpara se të arrinte në Río Nazas, në kufirin e komunave Monterrey dhe San Pedro.

Atentati u raportua të martën, më 3 dhjetor, rreth orës 09.00 të mëngjesit, kur persona të armatosur qëlluan në drejtim të mjetit në lëvizje.

Gazetari ishte fokusuar në Meksikë prej më shumë se 20 vitesh dhe menaxhonte një portal informacioni.

Policia meksikane po heton motivin për të gjetur përgjegjësit e krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy