Trim Jetullahu, një nga reperët më të rinj të skenës shqiptare i cili sapo ka filluar të ngjisë shkallët e suksesit të tij ka qenë i ftuar në emisionin Mirage ku ka zbuluar shumë sekrete rreth karrierës dhe jetës së tij personale.
Ai sapo ka publikuar një projekt i cili është në bashkëpunim me Çiljeten, ndërsa kënga sipas reperit është pritur mjaft mirë nga publiku.
Ai u pyet edhe në lidhje me atë se a ka dikë prej reperëve shqiptar inspirim, ndërsa Trimi thotë se asnjë nga repertë shiptarë nuk i pëlqen t’i ndjekë si shembull në karrierën e tij. Reperi thotë se i pëlqen të sjellë diçka të veçantë në skenën muzikore, dhe për këtë arsye nuk i pëlqen të ndjekë stilin e e muzikës së tyre.



