
Deputeti Ardit Bido është përfshirë mes protestuesve të mbledhur pasditen e sotme para Parlamentit, ndërsa ka tentuar të kalojë përmes turmës drejt sheshit “Fan Noli”.
Ndryshe nga kolegët e tij që kanë shmangur kontaktin me protestuesit, Bido është afruar pranë tyre në një moment tensioni, ku qytetarët nuk e kanë pritur mirë praninë e tij dhe kanë kërkuar largimin e tij.
Protestuesit kanë reaguar me thirrje kundër tij, ndërsa situata ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë bërë të mundur largimin e deputetit nga zona e turmës.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur protestuesit kishin rrethuar zonën përreth Parlamentit, duke vijuar tubimin e tyre.



