
Sheiku i Dubait ka miratuar një plan të ri zhvillimi për ishujt më të mëdhenj artificialë të qytetit në formë palme, projektin Palm Jebel Ali, i cili u pezullua si pasojë e krizës financiare të vitit 2008.
Pjesë e Master Planit Urban të Dubait 2040, Palm Jebel Ali do të shfaqë mbi 80 hotele dhe resorte, duke u ofruar rreth 35.000 familjeve një jetë luksoze buzë plazhit.
Sipas raporteve të medias, projekti vlerësohet të shtojë 110 kilometra në vijën bregdetare të Emirateve.
“Palm Jebel Ali do të forcojë më tej infrastrukturën tonë urbane dhe do të konsolidojë shfaqjen e qytetit si një nga metropolet kryesore në botë. Ky projekt i ri themelor pasqyron planin tonë strategjik të zhvillimit të përqendruar në rritjen e cilësisë së jetës dhe lumturisë së banorëve”, tha Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Ringjallja e projektit ambicioz vjen mes një rikthimi në tregun e pronave të Dubait, kryeqyteti tregtar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Kërkesa në Emiratet bregdetare ka arritur nivele rekord kohët e fundit për shkak të një fluksi të ardhurish, gjë që ka rritur çmimet e pasurive të paluajtshme.
Dubai synon të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së tij gjatë dekadës së ardhshme dhe të bëhet një nga 3 qytetet më të mira ekonomike në mbarë botën.
Megjithatë, mbeten qindra investitorë që blenë shtëpi në Palm Jebel Ali, në projektin që nuk u ndërtuan kurrë. Disa prej këtyre investitorëve iu ofrua të shkëmbenin me prona alternative, të tjerëve iu ofruan rimbursime për shumat e mbledhura nga zhvilluesi ndërsa u ndëprenë punimet në projekt në vitin 2009.
Thuhet se ekziston gjithashtu një mundësi për të riinvestuar paratë në zhvillimin e ri të Palm Jebel Ali. Gjithsesi investitorët do të marrin vetëm kompensim të pjesshëm pasi çmimet në ishull pritet të jenë shumë më i lartë se sa në momentin kur projekti origjinal u prezantua dy dekada më parë.



