Bie kurba e infektimeve me Covid, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bie kurba e infektimeve me Covid, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Situata e Covid në Shqipëri duket se po shkon drejt qetësimit, pasi për të katërtën ditë me radhë, nuk ka asnjë humbje jete.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit, bëhet e ditur se janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me 48 qytetarë.

Rastet e reja janë: 19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë 617 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Mars 2022)

Raste të reja ditore           48

Të shëruar në 24 orë        45

Të shtruar në spitale         31

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   864

Testime totale               1.767.907

Raste pozitive                   273.088

Raste të shëruara             268.984

Raste Aktive                        617

Humbje jete                        3487

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy