Më 26 prill 1986, një incident në centralin bërthamor të Çernobilit do të shënonte një kthesë të madhe në Europë dhe do të bëhej mësim për vitet e ardhshme për shumë vende të botës. Pasojat e shpërthimit u ndien edhe në Shqipëri brenda pak ditësh.
Shkëlqim Mema, ish-anëtar i Komisionit për Mbrojtjen nga Rrezatimi, tashmë në pension, në një intervistë për Televizionin Tema flet për matjet që u bënë në vendin tonë dhe masat që mori pushteti i atëhershëm për sensibilizimin dhe mbrojtjen e popullatës nga radioaktiviteti.
Mema jep opinionin e tij edhe në lidhje me pretendimet e ngritura vitet e fundit në Serbi në lidhje me bombardimet e NATO-s dhe rritjen e numrit të të sëmurëve me kancer.



