"Lufta" mes shoferit dhe pasagjerit shkakton aksident të rëndë, autobusi bie në lumë (VIDEO)

"Lufta" mes shoferit dhe pasagjerit shkakton aksident të rëndë, autobusi bie në lumë (VIDEO)

Policia thotë se një përleshje mes një pasagjeri dhe shoferit të autobusit ishte shkaku i aksidentit në jug-perëndim të Kinës.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga një autobus i cili u rrëzua në një lumë në Kinë, kanë zbuluar se shoferi ishte përplasur fizikisht me një nga pasagjerët para se të ndodhte aksidenti.

Autobusi u zhyt 50 metra larg urës në lumin Yangtze në Chongqing të dielën. Nga aksidenti humbën jetën të paktën 13 persona, ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.

Raportet thanë se autobusi kishte dalë nga rruga për të shmangur një makinë që po afrohej.

Por pamjet e reja tregojnë se shoferi ishte goditur nga një grua dhe shoferi ia kishte kthyer po me goditje.

Autobusi, duke udhëtuar me shpejtësi, pastaj kthehet në korsinë e kundërt dhe shkatërron pengesat e sigurisë, para se pamjet të shkëputen. 

Policia tha se përplasja fizike mes tyre ishte shkaku i rrëzimit të autobusit, raporton gazeta shtetërore China Daily.

Pasagjerët mund të dëgjohet duke ulëritur në pamjet shqetësuese të publikuara nga mediat kineze shtetërore. 

Policia tha se pasagjerja, e identifikuar si një grua 48-vjeçare me mbiemrin Liu, ishte e zemëruar që autobusi kishte humbur stacionin e saj ku do të ndalonte.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy