Zgjedhjet e pjesshme lokale, Ndoka: Kontributi ynë për kandidatët e primares, Basha vuan për vulën

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Ndoka: Kontributi ynë për kandidatët e primares, Basha vuan për vulën

Kryetari i Partisë Demokratike, Nard Ndoka u shpreh për MCN se në zgjedhjet e pjesshme vendore ai do të mbështesë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Ndokës, Basha synon vetëm vulën e tij dhe nuk nuk synon pushtetin e as nuk i ka në listë bashkitë.

Intervista e plotë:

-Z. Ndoka, e shihni bashke Bashen dhe Berishën në zgjedhjet e pjesshme lokale? Mund të jenë shfrytëzuar primaret për ketë?

-Jo nuk besoj madje mendoj se është e pamundur një gjë e tillë, pasi Lul brava është i qartë tashmë në aventurën e tij. Ai nuk e synon as pushtetin si kryeministër si ka fare në listë bashkitë, ai ja dhuroi para 3 viteve bashkitë, ai e kupton trusnin politike që ka tashmë.

Ai nuk vendos më për opozitën por vetëm për vulën e tij. Ne nuk do të kemi fatin e Lul bravës kemi distancimin tonë tani. E vetmja rëndësi politike që kanë këto zgjedhje lokale është testi brenda PD, kë beson baza sot më tepër Berishën apo Bashën. Kjo ka ardhur në momentin e duhur sepse Basha jo vetëm që se kupton këtë realitete por përpiqet ta shesi ndryshe  te ndërkombëtarët dhe ata që i besojnë akoma Lulit.

-Z. Ndoka, edhe PD edhe Komisioni i Rithemelimit po kërkojnë bashkëpunim me aleatët. Pas kujt duhet të shkojnë aleatët sipas jush?

-Të paktën unë personalisht partia demokristiane që drejtoj, Bashën e  shpallëm non grata. Basha jo vetëm që humbi zgjedhjet por u tregua i pabesë tinzar burracak dhe në mënyrë të tillë ai nuk mund të jetë lideri. Duke parë në këtë sens këto marrëdhënie edhe përtej konfliktit të interesave për mua dhe kolegët e tjerë kjo tregon se Basha ka një strategji ku ai se do pushtetin por do vulën e partisë. Rithemelimi ka historinë  e PD, potencialet që po sakrifikojnë për të dhënë kontribut se në krahun tjetër kanë një humbës serial të cilin e ka kapur peng Edi Rama. Edhe kontributi jonë do të jetë më tepër për çlirimin e opozitës. Kontributi im do të shkojë për kandidatët e dalë me primare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy