Shqiptari masakrohet në Itali për një celular dhe 40 euro

Shqiptari masakrohet në Itali për një celular dhe 40 euro

Një emigrant shqiptar i cili jeton në Xhenova të Italisë është dhunuar sot nga disa të rinj.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, zbriti nga treni dhe kërkoi ndihmën e disa të rinjve për orjentim, por në vend të kësaj mori grushte dhe shqelma dhe kërcënime me një copë xhami.

Atij iu grabitën 40 euro dhe celulari që kishte me vete. Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet, shqiptari është transportuar në spitalin Villa Scassi ku mjekët i dhanë një prognozë shërimi prej 12 ditësh.

Ai i tha policisë kishte humbur smartphone-n. Policia ka arrestuar njërin prej agresorëve, një 18 vjeçar ndërsa është në kërkim të shokëve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy